Shpërthim me granatë në Mitrovicë të Veriut, dy të lënduar

People work as Kosovo police and U.S. and EU troops stand by after one police officer was killed, another hurt in Kosovo gunfire, in Josevik, Kosovo September 24, 2023. REUTERS/Fatos Bytyci

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth mesnatës ka pasur shpërthim nga granata e dorës në Mitrovicë të Veriut ku kanë mbetur dy të plagosur.

Policia tha se njëri nga të plagosurit ka marrë lëndime më të rëndë por është jashtë rrezikut për jetën. Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe rreth 5 makina.

“Rreth orës 23:50, dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hoteli ‘Bisevac’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu