Shpërthimi i granatës në Mitrovicë, eksperti i njohur ngre alarmin: Serbia po përdor grupe kriminalet për t’u kamufluar në konflikt ndëretnik me shqiptarë

Para pak mesnatës së djeshme raportohet të ketë ndodhur një shpërthim granate dore në veri të Mitrovicës. Granata është hedhur pranë një prej lokaleve, në kryqëzimin pranë Fakultetit Teknik, duke plagosur dy persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë televizive tha se nga hetimet ka rezultuar se bëhet fjalë për një konflikt mes grupeve kriminale serbe, që është tentuar të shitet si një konflikt ndëretnik për t’u përdorur nga Serbia.

“Mbrëmë ishte një ngjarje që lë të nënkuptohet se ka pasur që grupet kriminale serbe ta paraqesin si një konflikt mes shqiptarëve dhe serbëve, por ky mund të themi që është një konflikt mes grupeve kriminale serbe që kanë pasur për qëllim sqarimin e hesapeve për lëndët narkotike.

Të lënduarit janë nga komuniteti serb, ngjarja është paraqitur sikur ka ndodhur një konflikt ndëretnik me shqiptarë që kjo gjë të përdorej nga Serbia për qëllime politike, por hetimet e policisë kanë zbuluar se bëhet fjalë për konflikt mes grupeve kriminale të të njëjtit komunitet”, tha Shala.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu