Shpërthimi i tmerrshëm në kryeqytet, konsulli flet për gjendjen e shqiptarëve në Liban

Mediat ndërkombëtare raportojnë për një numër të konsiderushëm të vdekurish dhe mbi 2000 persona të plagosur. Konsulli i nderit të Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb, është pyetur nëse në dijeninë e tij në Bejrut ndodhej ndonjë shtetas shqiptarë si vizitorë, për qëllime biznesi apo si i punësuar në portin ku ndodhi shpërthimi.

Marc Ghorayeb në përgjigjen e tij tha për Top Channel:

“Faleminderit që më pyesni për atë çfarë ka ndodhur në Liban. Ishte një shpërthim shumë i madh. Ndoshta më i madhi ndodhur ndonjëherë në këtë rajon. Deri më tani nuk kemi asnjë lajm për shqiptarë të vdekur apo të plagosur pasi presim nga policia raportet zyrtare. Janë disa shqiptarë që punojnë shumë larg Bejrutit në zonën e njohur si Tripoli Libanit në veri dhe disa të tjerë në zonën e Bekaa. Ata janë mirë.

Mund t’ju them se të plagosurit deri më tani janë mbi 5.000. Shumë kanë humbur shtëpitë dhe spitalet janë plot. 50 të vdekur deri më tani. Nëse do të kemi të reja do t’ju themi. Nëse ndonjë shqiptarë ndodhet në Liban të mos hezitojë të kontaktojë konsullatën në numrin që ndodhet online. Mos hezitoni të na kontaktoni.

Kam një thirrje për të gjithë ata shqiptarë që mund të kenë hyrë në Liban të regjistrohen në konsullatë dhe të na thonë për situatën ku ndodhen.”

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu