Një shpërthim në metronë e Londrës ka tronditur kryeqytetin britanik mëngjesin e sotëm mes raporteve se ka një sërë pasagjerësh të plagosur.
Korrespondenti i “BBC” Riz Lateef, i cili ndodhej në stacionin ku ndodhi shpërthimi ka rrëfyer skenat kaotike nga vendngjarja,
Ai ishte nisur për në punë, por pa se e gjithë zona ndodhej në panik, pas pasagjerët filluan të zbrisnin me vrap nga treni.
Shumë prej tyre ishit ë tmerruar pasi kishin qenë në të njëjtin vagon me kutinë që shpërtheu.
“Njerëzit kanë vrapuar të tmerruar në përpjekje për të ikur nga vendi i ngjarjes. Ka pasur shumë panik” shkroi gazetari në Twiiter.
Ndërkohë mediat britanike kanë ngritur dyshimet se mund të ketë shpërthyer një bombë.














