Argjentina e ka siguruar kalimin në fazën e mëtutjeshme të Kupës së Amerikës. Kjo pasi ‘Albiçelestët’ me mjaft meritë mposhtën Katarin me rezultat 2-0.
Ekipi i Scalonit kaloi në avantazh shumë shpejtë dhe kjo erdhi falë mbrojtjes së Katarit që bën një gabim amatoreskt, të cilin e shfrytëzoi Lautaro Martinez (4’), raporton lajmi.net.
Në vazhdim loja ishte pak më e dominuar nga ekipi ku bën pjesë edhe Leo Messi.
Rezultati përfundimtar u vulos tetë minuta para fundit, kur një depërtim i bukur i Kun Agueros (82’) i siguroi Agjentinës përfundimisht plasmanin në raundin tjetër të Kupës së Amerikës.
Në anën tjetër, në ndeshjen tjetër të grupit B – Kolumbia arriti fitore minimale ndaj Paraguajit dhe përfundoi në vendin e parë në grup me 9 pikë, e ndjekur nga Argjentina me 4 sosh, ndërsa paraguajanët bien në pozitën e tretë, por kanë ende shpresa për kualifikim.










