Shpëtova nga vërshimet duke kaluar në një gropë prej 30 cm

Emilia Cvetkovska (40) nga Kumanova, 2.5 orë ka luftuar me ujërat dhe ka arritur që të shpëtoj nga vërshimet në fshatin Stajkovci në Shkup.
Emilia punon në një shtëpi për pleq privat në lagjen Radishani dhe në mbrëmjen kritike rreth orës 19 me veturën e saj është nisur për në Kumanovë. Në qarkore, afër fshatit Stajkovci është përballur me një kolonë të veturave të bllokuar në tre lentat e rrugës.
“Menduam se është mot i keq në Haraçinë dhe prandaj edhe veturat po lëvizin aq ngadalë, por kam vlerësuar se shpejtë do të pastrohet rrëmuja. Në një moment pash një re në formën e një këpurdhe, që hodhi një sasi të paparë uji që nisi t`i tërheq veturat dhe t`i hedh përskaj rrugës nëpër fusha. Iu lajmërova burrit tim dhe e pyeta çka të bëjë. Më tha të dal nga vetura, pasi që nëse mbushet me ujë do të ngulfatem. Kur dola nga vetura, uji më kishte mbuluar gjysmën dhe ishte shumë i ftohtë. Ngadalë arrita që të futem në një veturë të lëshuar dhe të ngrohem pak, por edhe ai nisi të mbushet me ujë dhe duhej që të dilja. Frynte një erë shumë e fortë dhe në një moment më kapi një valë e madhe, e humba kontrollin dhe këtu nisi lufta ime për jetë”, rrëfen Emilia.
Një kilometër e ka bartur uji nëpër ara derisa nuk e ka hedhur në qendër të fshatit Stajkovci. Atje i ka parë shtëpitë e para dhe ka nisur që të kërkoje ndihmë.
“Kam kërcyer një gardh dhe jam futur në oborrin e një shtëpie. Në të ka pasur qen të ngordhur, derra që janë ruajtur nga nikoqirët. Në shtëpinë e parë nuk ishte askush dhe jam hedhur në oborrin e dytë, por askush nuk më dëgjoi që ta hap derën. Thirrjen time për ndihmë e dëgjuan njerëzit nga dy shtëpi fqinje. Kanë nisur që të ma ndriçojnë rrugën me bateri dhe tentuan që të më ndihmojnë se ku të lëviz. Pasi që kishte një mur ku nuk mund të kaloje dhe uji kishte bërë gropë nën të. Nuk kam mundur ta kaloj dhe diku gjysmë ore kam luftuar me ujin. Njerëzit më kanë hedhur batanije, por nuk kanë mundur të më ndihmojnë. Nuk kam pasur më forcë. E kam zhveshur fustanin dhe e kam hedhur çantën. Atëherë vendosa që ta bëjë hapin vendimtar. Vendosa që të futem në gropën e ngushtë që e ka bërë vërshimi për të arritur në shtëpi. Jam lëshuar në gropën prej rreth 30 cm. Jam futur në shtëpi dhe jam kapur për dritare. Njerëzit që më ndihmuan kujtuan se jam ngulfatur, por unë iu jam paraqitur. Pastaj nikoqirët më kanë hedhur batanije që të lidhem për të më tërhequr. Por, nuk shkonte, nuk kam pasur forca për t`u mbajtur. Atëherë iu kujtua se mund që të më tërheqin në shtëpi përmes një dritare të vogël nga kuzhina. Ashtu bën dhe më shpëtuan”, rrëfen Emilia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu