Shprehet Blendi Fevziu, tregon koston e udhëtimeve të tij (FOTO)

Blendi Fevziu është i apasionuar pas eksplorimit të vendeve të reja.

Gjatë gjithë jetës ka provuar të vizitojë vende e kultura të ndryshme.

Në instagramin e tij ai duket se ka hapur kalendarin e udhëtimeve.

Moderatori ka ndarë një foto të realizuar në vitin 2016 nga koha kur vizitoi Jordaninë. Komentet kanë qënë të shumta.

Mes komentueseve ka pasur dhe kureshtarë që e pyesin për kostot e udhëtimit si dhe përfitimin e vizave.

Dhe Blendi nuk ka nguruar aspak të japë një përgjigje.

“Ajo që më intereson janë shpenzimet, afërsisht sa është të qendrosh në Petra për vizitë”-ka pyetur njëra nga komentueset.

“Është problem viza. Shpenzimet janë fare modeste. Më lirë se në Shqipëri”-është përgjigjur Blendi. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu