Shqipëri-Andorra, dalin në shitje biletat, ja çmimet

Federata Shqiptare e Futbollit, ka publikuar çmimet dhe ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e parafundit eliminatore të Euro 2020, Shqipëri-Andorrë, që do të luhet më 14 nëntor, ora 20:45, në “Elbasan Arena”.

Çmimet e biletave variojnë:

500 lekë më e lira në tribunat G2 dhe C2.

1 000 lekë në tribunat G1, G3, C1. C3.

1 500 lekë në tribunat F dhe D.

2 000 lekë tribuna E.

3 000 lekë tribunat B1 dhe B5.

4 000 lekë në tribunat A1, A4, B2 dhe B4.

5 000 lekë në tribunat B3, A2 dhe A3.

8 000 lekë në tribunën VIP.

Të interesuarit mund t’i gjejnë biletat pranë dyqanit të FSHF, tek stadiumi “Selman Stërmasi” dhe në “Elbasan Arena”, si dhe “online”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu