Shqipëria kalon Italinë dhe Spanjën për nga numri i kafe-restoranteve

Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet me numrin më të madh të bar-kafeve në raport me popullsinë. Të dhënat e Eurostat-it, të cilat përkojnë me atë të INSTAT-it, zbuluan se në vitin 2020 në Shqipëri ishin 15 577 objekte që ishin aktive në kategorinë “pije dhe ushqime”. Për sa i përket popullsisë, vendi ka 547 bar-restorante për 100 mijë banorë.

Në Maqedoninë e Veriut treguesi është 199.5, në Bosnje 207, ndërsa të dhënat për Malin e Zi dhe Kosovën mungojnë.

Po të shikosh vendet e tjera të rajonit, ka pak shanse të gjesh po aq lokale sa në Shqipëri. Për shembull, në Serbi ka vetëm 2,764 objekte, sipas Eurostat, ose vetëm 40 objekte të tilla për 100,000 banorë, që është shifra më e ulët në Evropë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu