Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja, vende me standardin më të ulët në Evropë

Standardi i jetesës së qytetarëve në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar ishte 49 për qind e mesatares së BE-së, ndërsa një vit më parë, në vitin 2020, ishte 43 për qind, sipas të dhënave të Eurostat.

Të dhënat tregojnë se qytetarët e Bosnje-Hercegovinës kanë një standard më të keq se i yni, ku niveli është 41 për qind i mesatares evropiane dhe Shqipëria, që është më i keqi me 39 për qind.

Serbia ka një standard prej 52% të mesatares së BE-së, në Bullgari është 63% (më i ulëti ndër vendet anëtare të BE-së), dhe në Kroaci është 73%. Kosova nuk është përfshirë në të dhënat e Eurostat-it./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu