Shqipëria ndalon përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshme nga 1 qershori, Rama: Epokë e re

Nga 1 qershori nuk do të lejohet përdorimi i qeseve plastike njëpërdorimshme në Shqipëri. Kryeministri i vendit, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shpërndarë një video ndërgjegjësuese shprehet se nga e mërkura do të nisë një epokë e re për vendin.

Mirëmëngjes dhe duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Më herët kreu i qeverisë ka sqaruar se nuk do të ketë asnjë lëshim për prodhuesit e qeseve plastike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu