Shqipëria përzgjidhet destinacioni më i mirë në Europë për vitin 2023

Shqipëria është përzgjedhur si destinacioni më i mirë në Europë për vitin 2023. Të dhënat janë bërë me dije nga Barometri i Turizmit në OKB.

Ka qenë vetë kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama i cili ka bërë me dije lajmin, teksa thotë se kjo është një arritje për të cilën do duhet të jemi shumë krenar.

“Hej miq dhe udhëtarë! Barometri i Turizmit i OKB-së sapo ka bërë të ditur se Shqipëria është destinacioni më i mirë në Evropë për vitin 2023! Jemi të emocionuar dhe krenarë që na vlerësojnë peizazhet tona të bukura, kulturën e pasur dhe mikpritjen e ngrohtë. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për aventura në malet tona madhështore, relaksim në plazhet tona të pacenuara ose një udhëtim nëpër rrugët tona historike, Shqipëria ka diçka për të gjithë. Ejani dhe shikoni vetë pse të gjithë po flasin për Shqipërinë. Le të krijojmë kujtime së bashku që do të zgjasin një jetë! Mezi pres t’ju mirëpres të gjithëve”, shkruan Rama.

Për vitin që lamë pas në Shqipërinë kanë hyrë 10 milionë turistë, një shifër rekord që ishte përtej parashikimeve të qeverisë. Ndërkohë, tashmë Shqipëria synon për vitin e ardhshëm 15 mln turistë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu