Shqipëria po negocion me NATO-n për një bazë detare në Durrës

Shqipëria është në negociata me NATO-n për ndërtimin e një baze detare në Porto Romano, një port në ndërtim në bregdetin e saj të Adriatikut, tha dje kryeministri Edi Rama, transmeton InfoShqip.

Ai tha në një konferencë për shtyp se Porto Romano, i cili ndodhet pranë Durrësit, parashikohet si porti më i madh në vend, do të ketë një pjesë tregtare, si dhe një bazë detare ushtarake, raporton Reuters.

Shqipëria do të financojë pjesën tregtare dhe i bëri thirrje NATO-s të marrë pjesë në financimin e pjesës ushtarake, shtoi Rama.

Ne do të kthehemi së shpejti në Bruksel për të vazhduar diskutimet në lidhje me propozimin tonë për të ngritur një bazë detare të NATO-s në portin e ri të Durrësit,” shtoi ai.

Rama tha në maj se qeveria e tij po i ofronte NATO-s bazën detare të Pasha Limanit rreth 200 kilometra në jug të Tiranës. Rusia në vitet 1950 krijoi Pasha Liman si bazë për të vendosur 12 nëndetëse afër Valonës. NATO po rindërton tashmë bazën ajrore të Kuçovës, rreth 80 kilometra në jug të Tiranës, e cila do të jetë baza e parë ajrore e Aleancës në Ballkanin Perëndimor./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu