Pjesë e debatit në rubrikën “Trotuar” për rritjen e divorceve ishte edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, e cila zbuloi arsyen se pse ajo mund të ndahet nga partneri i saj.
Teksa në një tabelë të zezë ishin shkruar disa arsye të ndryshme, Shqipja shënoi “për ekonominë”.
“Çfarë do lloj gjëje nis nga ekonomia, janë një serë faktorësh që e bëjnë një çift të ndahet. Në momentin që femra nuk mbahet nga mashkulli apo do gjëra bazike, meshkujt luajnë me shokët bixhoz, nuk ju japin vëmendjen e duhur, i lënë pas dore dhe nuk punojnë”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”.
“Kur një mashkull nuk më plotëson kushtet, do ndahem, mos të martohet. Që nuk plotëson nevojat familjare në momentin që ti martohesh e ke shtëpinë tënde, jo nuk e ke me çfarë do e mbash familjen tënde? Në momentin që t’i mashkull nuk plotëson kushtet, mos u marto”, u shpreh Shqipja.









