Shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër, çdo herë bashkë kundër Serbisë

“Kroacia nuk i harron heronjtë shqiptarë”, ky është mesazhi i videos që së fundmi është shpërndarë shumë në rrjetet sociale.

Në këtë video thuhet se shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër, gjersa jepen edhe arsyet për një konstatim të tillë.

E ndër arsyet më të fuqishme padyshim se është pjesëmarrja e një numri të madh shqiptarësh në luf.tën për pavarësinë e Kroacisë.

Rreth 2000 shqiptarë derdhën gjakun e tyre për Kroacinë pavarësisht, gjuhës, dallimeve fetare e etnike.

Ndër heronjtë shqiptarë që luf.tuan për Kroacinë përmenden Bekim Berisha-Abeja, Fehmi Lladrovci, Xhelal Hajda-Toni, Rrahim Ademi e shumë të tjerë.


1 Koment

  1. Neve me kroatët sot na ndanë vetëm gjuha dhe asgjë tjetër. kroatët janë pasardhës të ilirëve dhe në vendin e ilirëve, ata nuk e di si erdhën deri atje sa të quhen kroatë, por Ilirët ishin deri tek Austria e Zvicra, prandaj kanë gjak të ilirëve dhe duhet të kthehen në rrënjët e tyre të mëparshme, bashkë me sllovenët, boshnjakët dhe një numër i madh i serbëve që kanë qenë shqiptarë, por se feja na ndau, kur ata mbetën ortodoks e tjerët u islamizuan. Kltu rolin kryesor e ka luajtur feja.

    Feja ndau dhe përçau shqiptarët në sllavë, në grekë, në turq, ndërsa numër i vogël mbetën shqiptarë. Populli shqiptar ka qenë një popull i madh, por përqarjet dhe vrasjet nga armiqtë që u përpoqën e përpiqen edhe sot ta zhdukun popullin shqiptar e bënë të vogël në numër.

    Të shikohet edhe sot, në Serbi, Turqi, Greqi, mdje edhe në Maqedoni nuk guxojnë dhe nuk kanë të drejtë të deklarohen se janë shqiptarë, përkundër asaj se një numër i madh, sot ka humbur ndjenjën e të qenit shqiptar të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu