Shqiptarët e fundit të Medvegjës! Policia serbe ndalon Marin Memën (VIDEO)

Gazetari i njohur Marim Mema ka risjellë në ekranin e Top Channel situatën në Medvegjë dhe gjendjen e shqiptarëve atje. “Gjurmë shqiptare” të Marin Memës pasqyrojnë realitetin e diskriminimit dhe zhbërjes së shqiptarëve nga trevat e tyre në Medvegjë, jetën e tyre që po vështirësohet edhe tek ata pak shqiptarë që kanë ngelur në këtë zonë.

Në këtë emission flet veprimtari dhe asambleisti komunal, Muharrem Salihu, i cili ka ngritur problemin e shqiptarëve në Medvegjë. Ai me fabrikën e tij të prodhimit është një motiv shtesë që të ngelen edhe pak ata shqiptarë, por ai po kontribon edhe në aspektin ekonomiko – social.

Ekipi i TCH gjatë qëndrimit në Medvegjë ka qenë në shënjestër të policisë serbe, e cila e ka ndjekur në çdo hap, ndërsa një natë para largimit ajo ka ndaluar dhe ka bastisur gazetarin Marin Mema dhe ekipin e tij, si në makinën e tyre zyrtare, ashtu edhe në hotelin ku po qëndronin.

Ata kanë vënë në shënjestër edhe makinën që po e shoqëronte për të realizuar reportazhin për Medvegjën.

“Çfarë ndodh sot me shqiptarët e mbetur nga Sanxhaku i Nishit në Serbi ? Si i shpëtuan dëbimit mëse 140 vite më parë ? Përse policia serbe ndalon grupin e Top Channel ?”, ndiqni videon e plotë të gazetarit Marin Mema.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu