Shqiptarët i’a shohin ‘sherrin’ mbiemrit të tyre në Zvicër

Mbiemrat si, Berisha, Krasniqi, Bajrami etj., janë “garancë” për t’u diskriminuar nga qiradhënësit.

Një hulumtim i realizuar me porosi të Zyrës Federale për çështje të Banesave (BWO) ka ardhur në përfundimin se gjasat që të ftohesh për ta shikuar banesën për të cilën ke aplikuar, janë shumë më të ulëta, nëse aplikimin e ke bërë me një emër që tingëllon si i huaj.

Grupi hulumtues i përbërë nga studiues të universiteteve të Gjenevës, Neuchatelit dhe Lozanës i ka dërguar në mes të marsit dhe tetorit të vitit 2018 11.000 aplikime për të shikuar banesat që jepeshin me qira. Ata u janë drejtuar shpalljeve të vërteta për lëshim të banesave me qira në gjithë Zvicrën, transmeton albinfo.ch.

Por, me këtë rast, njërën kërkesë e kanë nënshkruar me një mbiemër tipik zviceran e tjetrën, me mbiemra karakteristikë për komunitetet e huaja.

Këtu hyjnë mbiemra gjermanë, francezë, italianë, kosovarë (shqiptarë) dhe turq. Rezultatet kanë treguar se personat me mbiemra kosovarë ose turq kanë pasur shanse dukshëm më të ulëta që të ftohen për të vizituar banesat e shpallura të lira.

“Veçanërisht të hendikepuar janë njerëzit me “mbiemra të gabuar”, kur ata interesohen për ndonjë banesë me çmim shumë të volitshëm të lëshuar nga qiradhënës privatë. Në objekte dhe raste të tilla, shkalla e përgjigjeve pozitive që marrin personat me mbiemra të tillë është afër 10% më e ulët se e atyre me mbiemra zviceranë.

Pra, siç konstaton gazeta, mbiemrat si: Berisha, Krasniqi, Bajrami etj. janë “garancë” për t’u diskriminuar nga qiradhënësit.

Diskriminimi është më i ulët kur banesat e lëshuara me qira kushtojnë shtrenjtë (mbi 3000 franga në muaj) dhe në qytete të mëdha, ka konstatuar veç tjerash hulumtimi.


1 Koment

  1. keto komentime jan ma se te verteta per te gjith shiptaret jo vetem per te cilet kerkojn pune ne zvicer por edhe banesa dmth pa banes nuk mund te gjesh as pune dhe anasjedhtash keto pe shkruj per ata te cilet ju ka jete si deshtim qe nuk jan ne zvicer o shipe ne qoft se doni te largoheni prej vendlindjes e boni Shum nje gabim te madh por edhe nese dikush shkon ne gyrbet mo gaboni te vini ne zvicer se do te pendoheni Shum Rini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu