Shqiptarët në Veri nuk lejojnë ndërtime për serbët në lagjet e tyre

Komuna e Mitrovicës së Veriut është duke u përpjekur të ndërtojë objekte kolektive të banimit në lagjen shqiptare “Kroi i Vitakut” dhe ka vazhduar me ndërtimin e tyre në “Lagjen e Boshnjakëve”, gjë që ka nxitur reagimin e shqiptarëve.

Seanca e fundit e Kuvendit të Mitrovicës së Veriut ka ngjallur polemika të shumta në mes të këshilltarëve opozitarë, shqiptarë dhe serbë dhe atyre të pozitës.

Derisa asamblistët serbë kanë kërkuar të dinë se deri ku kanë shkuar hetimet për vrasjet në veri të Mitrovicës, për mbylljen e barnatoreve, për aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandistëve, ata shqiptarë kanë kërkuar sqarime lidhur me ndërtimet që serbët po i bëjnë në lagjet shqiptare të pjesës veriore, kryesisht në lagjen “Kroi i Vitakut” dhe në “Lagjen e Boshnjakëve”, shkruan më tutje Gazeta ‘Zëri’.

Derisa në “Lagjen e Boshnjakëve” ka vazhduar ndërtimi objekteve të larta të banimit, në lagjen “Kroi i Vitakut” serbët tentojnë të ndërtojnë ndërtesa kolektive për t’i populluar me serbë nga Serbia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu