‘Shqiptarët nuk janë të gatshëm për bashkëpunim’: Ish spiuni rus, Kondratyev, se fsheh përçmimin për shqiptarët

Këshilli i Evropës do ta zgjedhë më 15 nëntor raportuesin për Kosovën ku në mesin e kandidatëve është edhe rusi Aleksey Kondratyev, që dyshohet të ishte spiun i Rusisë konfirmoi paragjykimet e tij dhe animin e tij duke thënë vlerësuar se shqiptarët nuk janë të gatshëm për bashkëpunim, transmeton Gazeta Metro

Kondratyev, që është anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka thënë për Sputnikun se kundërshtimi i Prishtinës për zgjedhjen e tij nuk ishte gjë e re dhe se mentaliteti shqiptar i Kosovës duhet të kuptohet para së gjithash, njofton Klan Kosova.

Ai tha se që nga hyrja e njësisë ruse në KFOR në territorin e Kosovës, shqiptarët kanë qenë shumë negativë për rusët dhe kanë treguar në çdo mënyrë që ata nuk janë të gatshëm për dialog dhe bashkëpunim.
Gjatë ditës së mërkurë, një grup i gjerë i organizatave të shoqërisë civile kanë përkrahur një letër të hapur, dërguar për Këshillin e Evropës, ku bëhet thirrje që rusi Alexei Kondratiev të mos zgjidhet si Raportues për Kosovën, për shkak të veprimeve të tij të mëhershme në shkelje të të drejtave të njeriut.

Në letrën e hapur publike thuhet se shprehja e tij, në terma ksenofobie për Kosovën gjithashtu përmendet në letër si argument kundërshtues.

Letra e përkrahur nga mbi 40 organizata i është dërguar Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Presidentes së Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu