Shqiptarët po ikin edhe nga Qeveria Zaev

Eksodi masiv i të rinjve në Maqedoni po vazhdon. Agjenci të shumta në Shkup për cdo ditë po ju rregullojnë vizat e punës të rinjvë, duke filluar nga mjekët deri tek zanatlinjtë e mirë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Shumica shkojnë në Gjermani dhe vende tjera të Evropë për të siguruar një jetë më të mirë dhe me dinjitet.

Qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev premtimet për rritjen e mirëqenies sociale, as që i ka filluar. Rritja e pagave deri në 500 euro, pensionet sociale, rritja e asistencës sociale, hapja e vendeve të reja të punës, kanë mbetur akoma premtime elektorale. Kjo situatë ka ndikuar që të rritet migrimi.

Ky dukuri ka goditur shqiptarët, të cilët në numër më të madh janë të papunë dhe pa perspektivë. Për vite me radhë dora e shtetit nuk është dukur askund në vendbanimet shqiptare, ku shumica e tyre mbijeton prej remitencave dhe solidaritet të mërgimtarëve tanë që jetojnë në perëndim.

“Cfarë ka bërë bërë ky shtet për ne. Vetëm taksa, dënime e sanksione. Këto më detyruar të mbyll duqanin dhe të bëjë një kontratë pune në Gjermani. Unë detyrova të ikë sepse ky shtet nuk po ofron asgjë. Për fat të keq edhe qeveria e re me slloganin për “Jetë në Maqedoni”, vazhdoi avazin e vjetër duke rritur taksat për të mbushur arkën e shtetit. Nuk mbushet arka nga njerëz që nuk kanë të ardhura as për familjet e tyre”, thotë mekaniku I.M, (38) për INA, cili këtyre ditëve ka bërë gati valizhet për një Gjermani.

Fatin e tillë e kanë përjetuar dhe shumë të rinjë shqiptar të cilët nuk ka më nga tia mbajnë.

Por ky fenomenë është i pranishëm edhe tek pala maqedonase. Të rinjtë maqedonas po pajisen me pasaporta bullgare për ta braktisur vendin.

Eksodi i trurit të ri është si rezultat i brishtësisë së shtetit, dominimit dhe indoktrinimit politik në çdo pore të shoqërisë dhe jetës së përditshme, anashkalimi i trurit dhe intelektualizmit, dominimi i klasave mediokre politike të zhytura në krim të organizuar dhe korrupsion të hatashëm.

Numri i të ikurve është shumë i madhë. Llogaritet që jashtë Maqedonisë jetojnë 516 mijë të qytetarë, që përbëjnë rreth 25 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë.

Këto janë të dhëna nga Organizat Ndërkombëtare për Migrim, numra këto të ngjajshëm në proporcion me popullsinë me ato në Sirisë, ku po zhvillohet një luftë e përgjakshme.

Shteti përpos mungesë së një strategjie për parandalimin e këtij trendi, nuk ka asnjë statisktikë zyrtare për numrin e saktë të ikurve. Kjo sigurishtë se do të ketë pasoja të mëdha për vendin, i cili në të ardhmen mund të ballafaqohet me mungesë të mjekëve, ekonomistëve, e zanatlinjve të kualifikuar.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu