Kryeministri Zoran Zaev tashmë ka caktuar datën për mbatjen e referendimit për marrëveshjen e emrit kushtetues me Greqinë, shkruan agjencia e lajmeve INA.
Në mungëse të një uniteti dhe konsensusi politik me opozitën maqedonase, Zaev ka varur shpresat tek shqiptarët.
Si duan shqiptarët, por vështirë pa shqiptarët. Sikur gjithmon, sërish kërkohen ndihma e shqiptarëve për shpëtuar Maqedoninë, e cila alternativën e vetme ka integrimin në strukturat euro-atlantike.
Më 30 shtator mbetet të shihet nëse shqiptarët do të tregojnë gatishmëri për të votuar. Ndonëse të lodhur dhe të anashkaluar nga investimet dhe kujdesi shtetëror me gjasë ata do të rreshtohen dhe do dëgjojnë apelet e bashkësisë ndërkombëtare për tejkalimin e barrierës së fundit drejtë integrimeve euro-atlantike.
Por, a do të mashtrohen sërish? A do ti godas sërish aparati shtetëror? Kjo mbetet të shihet dhe mbase do të jetë edhe hera e fundit sepse do të fillojnë të kërkojnë më fuqishëm hisen e tyre në këtë shtet.
Gligorovi, Cërvenkovski, Gruevski, Lupcoja u treguan të pa besë dhe zullumcarë ndaj shqiptarëve, kësaj rruge është duke shkruar edhe kryeministri Zaev, i cili rreth vetes ka tubuar ca shqiptarë, por ka harruar premtimet për shqiptarët.
A do të ndryshoj mentaliteti i politikanëve maqedonas, sikur kjo cështje është më e rëndësishme se referendumi aktual për fatin dhe ekzistencën e Maqedonisë.
Maqedonasit duhet ta kuptoj se pa shqiptarët nuk ka Maqedoni. (INA)