Shqiptari Besim Halimi nga Presheva u zgjodh “Floktari i Vitit” për Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën

Fitorja e përgjithshme, ose titulli “Floktar i Vitit për Gjermani, Austri, Zvicër” i takoi Besim Halimit nga “Haircut Professional Bes” nga Thun-i.

Të dielën, më 25 shtator 2022, pas disa muajsh drithërimash e emocionesh të raundeve të përzgjedhjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, më në fund u zgjodhën fituesit e Çmimeve të Parukerisë Profesionale Schwarzkopf 2022.

Përzgjedhja u bë në gjithsej 14 kategori në Qendrën e Konventave Estrel në Berlin.

Këtu përfshihej edhe zgjedhja e “Floktarit të Vitit”, e cila u bë për herë të parë për Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Kategoritë e tjera ishin gjithashtu transnacionale, të cilat simbolizonin kohezionin e pakufishëm të komunitetit të parukierëve.

Pika kryesore e festës luksoze ishte sigurisht ceremonia e ndarjes së çmimeve – dhe këtu Zvicra fitoi shumë, shkruan tophair-suisse.ch. Fitorja e përgjithshme, d.m.th., titulli “Floktar i Vitit për Gjermani, Austri, Zvicër” i takoi Besim Halimit nga “Haircut Professional Bes” nga Thun-i, Kantoni i Bernës.

Besim Halimi mori edhe trofeun e dytë për fitimin e kategorisë “Women’s Switzerland West”. Ndërsa Shayna Knittel nga Shy+Flo nga Cyrihu fitoi kategorinë “Wome’s Switzerland East”, përcjell albinfo.ch. Florian Knittel nga Shy+Flo në Cyrih fitoi kategorinë “Meshkujt Zvicër”.

Me këtë rast Besim Halimi në murin e tij në FB ka shkruar: “Jam personi më i lumtur i vitit! Sidomos pasi isha në `HALL OF FAME`”./Presheva.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu