Shqiptari para gjygjit: “Ju lutem më dëboni nga Zvicra”

Një i ri 24 vjeçar ishte gjykuar në St. Gallen një javë më parë. Ai akuzohej se kishte rrahur katër persona gjatë një zënke. Në një përleshje të mëvonshme, ai kishte plagosur rëndë edhe një burrë. Gjykata e Qarkut e St. Gallenit e ka dënuar atë me burgim dhe dëbim nga vendi.

Përveç kësaj, ai duhet të paguajë dëmshpërblime dhe pagesa si dhe shpenzimet procedurale në njësi gjashtëshifrore. Ndonëse procesi gjyqësor është mbajtur një javë më parë, shqiptimi i dënimit është bërë me shkrim, sot.

Mbrojtësi kishte kërkuar dënim me burg prej 37 muajsh dhe 400 franga gjobë për të akuzuarin. Prokurori publik ndërkaq ka kërkuar dënim me burg prej shtatë vjet e gjashtë muaj, gjobë me kusht prej 50 tarifash ditore nga 30 CHF, gjobë prej 400 CHF dhe dëbim nga vendi për 15 vjet.

Ajo që e bën të pazakonshëm këtë proces gjyqësor është e dhëna se gjatë gjykimit, i akuzuari ka kërkuar nga gjyqtari që ta dëbonte nga vendi në mënyrë që ai të mund të fillonte një jetë të re në Kosovë, shkruan albinfo.ch..

Dhe, gjykata tani ia plotëson dëshirën atij. Në vendimin e publikuar së fundmi me shkrim 24-vjeçari shpallet fajtor për lëndime të rënda, tentativa të shumta për lëndim të rëndë, sulm dhe vepra të tjera të ndryshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu