Shqiptari përkrah maqedonasve në protesta: Vdekje fashizmit-liri popullit, rroftë Maqedonia (VIDEO)

Dëshmi se bashkëjetesa është e mundur në Maqedoninë e Veriut dhe se shqiptarët, turqit dhe të gjithë të tjerët e respektojnë dhe e duan Maqedoninë është pikërisht Nasuf Iseini, me përkatësi etnike shqiptare, deklarata e të cilit u bë virale në Twitter, shkruan portali markulele.mk.

Iseini thotë në videon e shkurtër “Vdekje fashizmit, liri popullit. Rroftë Maqedonia përgjithmonë”.

Portalet maqedonase kanë shpërndarë lajmin duke theksuar se një qëndrim i tillë është padyshim pozitiv në kohën kur krijohen tensione të panevojshme ndëretnike për shkak të shpërthimeve të individëve, nga nxitjet dhe dhe tensionet politike.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu