Alpinistja shqiptare, Arineta Mula vazhdon të arrijë në shumë maje, duke arritur edhe një sukses tjetër, shkruan albinfo.ch.
Arineta më parë kishte arritur në majën e Everestit, që është ëndërr e të gjithë alpinistëve.
Por, ajo nuk e ka ndërmend të ndalet. Mula është ngjitur në Eiger në Zvicër, që është e lartë 3967 metra.
Kjo maje konsiderohet si njëra nga më të vështirat në Evropë për t’u ngjitur, kurse Arineta Mula, bëhet femra e parë shqiptare që ngjitet në këtë maje, dhe si gjithmonë ka ngritur flamurin shqiptar.
Ajo gjithashtu ka marrë edhe flamurin e Kosovës, duke e vendosur edhe atë. Mula ka thënë për Albinfo, se gjithashtu se është regjistruar në libër të tyre, që nga viti 1997.
Ajo është shprehur shumë e lumtur, që është ngjitur në këtë maje, më 22 gusht, tre muaj, pasi është ngjitur në Everest.
Alpiniste e talentuar Ka kembe te forta Bukuri!