Shqiptaro-amerikani Biks Aliu pritet të nis misionin e ambasadorit të SHBA-ve në Mal të Zi, kush është diplomati kërçovar?

Shqiptaro-amerikani Biks Aliu pritet të jetë ambasadori i ri i SHBA-ve në Mal të Zi. Ai para Senatit Amerikan ka folur për përkushtimin dhe prioritet e tij si ambasador në këtë vend ballkanik, përcjell INA.

Ai ka thënë se nëse do të konfirmohet detyra e tij si ambasador do të ketë katër prioritete si mbështetja për përshpejtimin e reformave që çojnë vendin në BE, zhvillimi i demokracisë, stabiliteti dhe prosperiteti ekonomik.

Ai nënvizoi se rrugëtimi i përshpejtuar për në BE është nevojë emergjente për shkak të luftës brutale ruse në Ukrainë, përcjell INA.

Aliu theksin e veçantë e vuri edhe në mbështetjen e përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, luftën kundër dezinformimit dhe përkrahja e shoqërisë civile.

Në shtator të vitit 2022, presidenti amerikan Joe Biden dërgoi në Senat për shqyrtim propozimin e Biks Aliut për ambasador të ri të SHBA-ve në Mal të Zi. Nëse Dhoma e lartë e Kongresit Amerikan jep dritën jeshile për kandidatin e Bidenit, Aliu do të marr detyrën e ambasadorit në Mal të Zi, duke zëvendësuar ambasadoren Judy Rising Reinke, e cila e mori këtë post në vitin 2018.

Kush është Bix (Biks) Aliu?

Biks Aliu, është me origjinë të pastër shqiptare nga një familje kërçovare që vonë kishte emigruar në SHBA. I lindur në Çikago, Bik mban një Diplomë në Mjekësi nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Kosovës dhe një diplomë Master i Studimeve Strategjike nga Kolegji i Luftës i Ushtrisë Amerikane. Ai flet rrjedhshëm shqip, gjuhën malazeze, maqedonase, serbe dhe polake, ndër të tjera. Bix është i martuar dhe ka dy fëmijë. Bix dhe gruaja e tij Dr Nora Zajazi, kanë fëmijë, vajzën Tean dhe djalin Bledin, përcjell INA.

Familja e tij rrjedh nga Zajazi i Kërçovës, dhe se është djali i Azem Aliut, si aktivist i komunitetit shqiptar në Çikago.

Aliu ka arritur për një periudhë të shkurtër duke u dalluar si diplomat të bëj një karrier të pasur diplomatike duke qenë zëvendës shef i misionit në ambasadën amerikane në Podgoricë dhe së fundi i ngarkuari me punë të përkohshëm në ambasadën amerikane në Budapest. Ai ka qenë zëvendës shef i misionit në Ambasadën Amerikane në Poloni dhe e ngarkuari i përkohshëm me punë gjatë vitit 2021, dhe konsulli i përgjithshëm në Kraków.

Ai ka shërbyer edhe në ambasadën në Tiranë, ndërsa në Departamentin e Shtetit ka qenë zëvendëskoordinator për orientimin në Qendrën Kombëtare të Trajnimit për Politikën e Jashtme, si dhe ka punuar në Kongresin Amerikan.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se Aliju ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe ka magjistruar në studimet strategjike në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane në Pensilvani.

Ai është fitues i disa çmimeve të Departamentit të Shtetit dhe flet gjuhën shqipe, malazeze, polake, serbo-kroate, maqedonase, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Në vitin 2008, komuniteti shqiptaro-amerikan i Çikagos zgjodhi Bix si “Personi i Vitit”. Në vitin 2014, ai u nderua si një nga 150 Shqiptaro-Amerikanët më të Suksesshëm(one of the top 150 Albanian-American Success Stories ) në mesin e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në SHBA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu