Shtabi i koalicionit të majtë: PD-ja po kërkon të prishë procesin zgjedhor

Shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit të majtë Muharem Rama ka falenderuar qytetarët dibranë për pjesëmarrjen e deritanishme në procesin e votimit dhe ka denoncuar, sipas tij, “tentativat e vazhdueshme të Partisë Demokratike për të përbaltur dhe prishur procesin zgjedhor përmes deklarimesh të pavërteta që në thelb synojnë të prishin procesin”.

“Kjo pjesëmarrje është tregues i qartë se populli i Dibrës nuk pranon dhe refuzon dhunën e incidentet. Inkurajojmë qytetarët të vazhdojnë të dalin masivisht në votime, të përcaktojnë kështu me vullnetin e tyre të lirë kryebashkiakun e ardhshëm”, lexohet në deklaratë.

“Denoncojmë tentativat e vazhdueshme të Partisë Demokratike për të përbaltur dhe prishur procesin zgjedhor përmes deklarimesh të pavërteta që në thelb synojnë të prishin procesin. Është shumë e rëndësishme që qytetarët e Dibrës të votojnë të qetë e të lirë për të vendosur si fitues atë kandidat që e konsiderojnë të duhurin për drejtimin e bashkisë”, shton më tej deklarata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu