Shtajnmaer: Marrëveshja e arritur për mbajtjen e zgjedhjeve të plotësohet

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë- Frank Vallter Shtajnamer ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes partive në Maqedoni.

“Konsensusi është në përputhshmëri me Marrëveshjen e qershorit 2015. Tani kryesorja është që marrëveshja për veprim të mëtutjeshëm deri në zgjedhjet të zbatohet në përpikëri dhe me shpejtësi, në këtë mënyrë do të shmanget ngecja e vendit në rrugën e saj euro-atlantike. Me rëndësi është që Prokuroria Speciale Publike të mund pa pengesë të vazhdoj me punën e saj në qartësimin e akuzave për keqpërdorim të pozitës, në mënyrë që përsëri të kthehet besimi në institucionet demokratike në vend”, ka thënë Shtajnamer në letrën e tij të bërë publike na ambasada e Gjermanisë në Shkup.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu