Shtetasi i maqedonisë vret gruan në Zvicër

Në Ascona të Zvicrës, ka ndodhur një tragjedi e rëndë, një shtetas 54-vjeçar maqedonas (me gjasë shqiptar, por e pakonfirmuar), ka vrarë bashkëshorten e tij 38-vjeçare dhe më pas ka tentuar të vetëvritet.

Dëshmitari i ngjarjes, Giancarlo Vacchini ka qenë duke qëndruar pranë një qosheje duke pirë cigare. Pak para orës 09.00 janë dëgjuar të shtëna, të cilat kanë ardhur nga vendparkimi i shitores Migros në rrugën “Via Muraccio”.

“Isha duke qëndruar afër qoshkut të Migrosit, kur paprtitmas dëgjova një grua që bërtiste”mos,mos”.

Më pas u dëgjuan katër deri në pesë të shtëna! Njëzet sekonda më pas pasuan edhe tre deri në katër të shtëna”, ka pohuar Vacchini i tmerruar për Blick.

Ai menjëherë ka dashur të ndihmojë duke vrapuar drejt vendparkimit, ndërsa pronari i qoshkut ka alarmuar policinë. Hyrja në vendparkim ka qenë e bllokuar nga një makinw ndërsa shiferi i saj ka bërtitur që ai të qëndrojë larg, ndryshe do të gjuajë në te. /albeu.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu