Shteti fqinj që ofron 3 mijë euro rrogë për të kthyer të rinjtë në vendlindje

Ikja masive e të rinjvë është një problem për shumë vendet e Evropës Juglindore. Me këtë po ballafaqohet edhe Greqia, pasi që mbi 420 mijë kuadro të larta të profilizuara kanë ikur jashtë vendit.

Për të kthyer ata në vendlindje, së fundi Qeveria greke ka projektuar një masë të re, përcjell INA. Ajo do të ofrojë rrogë prej 3 mijë eurove për ta, nëse pranojnë të kthehen.

Fillimisht do të shkohet me ofertat për 500 kuadro të kualifikuara të moshave 28 deri 40 vjet. Atyre do tu ofrohen pozita të mira, si në kompani vendore të fuqishme por edhe në institucione.

Kjo masë po vjen pasi që në Greqi ka deficit të kuadrove të profilizuara në sektorin IT dhe sfera tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu