Shteti nis ti shesë firmat e Kamçevit

“Zdravje Radovo”, fabrika më e madhe e qumështit në Maqedoni do të shitet. Më datën 16 të këtij muaji një përmbarues ka kryer sekuestrim të pjesës së pronës në fabrikën e qumështit që është lider në blerjen e qumështit dhe prodhimin e djathit dhe kaçkavallit. Sipas dokumentit zyrtar të publikuar në Regjistrin Qendror , “Zdravje Radovo” ka borxh 4 milionë euro dhe 300 mijë euro si borxh kryesor, 20 mijë euro në bazë të interesit dhe 9 mijë euro plus shpenzime të TVSH-së për përmbaruesin. Shitjen e fabrikës së qumështit do ta bëjë NLB Tutunska banka prej ku fabrika ka marrë kredi dhe nuk e ka kthyer. Njoftimi do të publikohet edhe në gazetat ditore, një lëvizje që pritet të tërheq blerësit e interesuar .Dy kompani shfaqen si pronarë në “Zdravje Radovo”, njofton Alsat.

99% të fabrikës së qumështit janë në pronësi të kombinatit bujqësor “Pellagonia” ndërsa 1% posedon Shoqata “Pellagonia Enerxhi”. Pronarë të Kombinatit Bujqësor “Pellagonia” janë Orka Holding e Orce Kamçevit, Cvetal Pandelevski dhe kompania kontroverse of- shor “Eksiko”. Në këshillin e drejtorëve të Kombinatit janë pesë anëtarë, mes të cilëve drejtorë jo- ekzekutiv janë Kamçev dhe Pandelevski, i cili është pronar edhe i kompanisë “Pelisterka”. Pikërisht këta të dy janë në paraburgim për rastin “Perandoria” të Prokurorisë Speciale e cila i ngarkon për më shumë vepra penale, bashkim kriminel, dëm dhe autorizim të kreditorëve, abuzim të pozitës zyrtare, mashtrim dhe larje parash. Në listën e të dyshuarve janë edhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, Ratka Kunovska- Kamçeva, Hristina Kamçeva- Stojçevska apo gjithsej 13 persona.

Kompania e dytë që paraqitet si pronare e “Zdravje Radovo”, Shoqata Pellagonija Energji gjithashtu është sekuestruar për shkak të borxhit të Fabrikës së Qumështit. Ndryshe, këtë verë Kuvendi I aksionerëve të kombinatit bujqësor paralajmëroi se shet pjesëmarrje në disa ndërmarrje. Në mesin e tyre u has edhe Shoqata Pellagoanija Enerxhi. Në shitje është vendosur pjesëmarrja e vetme prej 100 për qind për një çmim jo më të vogël se 8,5 milionë euro.

Marrja përsipër e “Zdravje Radovo” filloi në vitin 2015, kur Kamçevi dhe Pandelevski u bënë aksionerë pakicë. Më pas, në vitin 2017 KB Pellagonija e bleu në tërësi fabrikën e qumështit për 12,6 milionë euro, gjegjësisht Kamçevi dhe Pandelevski ia dorëzuan aksionet vetvetes, gjegjësisht Kombinatit të tyre bujqësor Pellagonija.

Fabrika e qumështit “Zdravje Radovo” ka tre fabrika, në Manastir, Kumanovë dhe Strumicë si dhe qendra shpërndarëse në Trubarevë të Shkupit dhe në Manastir. Sipas vlerësimeve atje punojnë mbi 300 persona. Alsat M kontaktoi drejtuesit e fabrikës në Shkup, megjithatë përgjigja nga të punësuarit ishte se të gjithë kompetentët që duhet të japin përgjigje janë nëpër mbledhje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu