Shtrenjtohen cigaret në Maqedoni

Cigaret në Maqedoni do të shtrenjtohen për së paku 4 denarë për një kuti, kështu brendet më të shtrenjta do të kushtojnë edhe 140 denarë. Duke pasur parasysh se cigaret gjatë vitit të kaluar u rritën sa që e kaluan edhe Ligjin e akcizës, nuk përjashtohet opsioni që deri në fund të vitit markat e shtrenjta të kalojnë edhe çmimin e 150 denarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipasi planit të paraparë, cigaret prej korrikut të këtij viti në gjashtë vitet e ardhshme do të shtrenjtohen për 4 denarë për kuti gjatë çdo viti. Kjo do të thotë se deri në fund të vitit 2023 një kuti mund të kushtojë afër 200 denarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu