Shtrenjtohen derivatet e naftës

Çmimet me pakicë të eurodizelit dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri rriten për 1,50 denarë dhe nga sonte në mesnatë do të jenë 54,50 denarë për litër, gjegjësisht 43,50 denarë për litër, kumtoi Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS -95 rritet për 1 denar dhe prej sonte në mesnatë do të jetë 63,50 denarë për litër. EUROSUPER BS-98 rritet për 0,50 denarë dhe çmimi i tij do të jetë 65 denarë për litër.

Sipas KRRE, çmimi me pakicë i mazutit rritet për 1.458 denarë dhe do të jetë 34,342 denarë për kilogram.

“Në shtatë ditët e kaluara çmimi i naftës në bursat botërore është rritur për 10 për qind, ndërsa kjo ka të bëjë në rimëkëmbjen e ekonomisë globale dhe paralajmërimi për pako të re stimuluese në Amerikë e cila ka efekt pozitiv mbi kërkesën të naftës së papërpunuar. Çmimet e naftës janë në rritje nga nëntori i vitit të kaluar, prej kur filloi vaksinimi i popullsisë kundër Kovid-19. Njëkohësisht faktor tjetër i cili ndikon në rritjen e çmimeve është ajo që prodhuesit udhëheqës botërorë i ulin dërgesat e naftës së papërpunuar për 7,2 milionë fuçi në ditë nga fillimi i këtij viti, sipas marrëveshjes midis Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK) dhe aleatëve të saj përfshirë edhe Rusinë. Përveç kësaj në rritjen e çmimeve ndikon edhe vendimi i Arabisë Saudite, eksportuesi më i madh, në mënyrë të njëanshme t’i ulë dërgesat të naftës së papërpunuar në shkurt dhe mars, për një milion fuçi shtesë në një ditë”, deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE.

Nga KRRE theksojnë se në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referente në bursat botërore mesatarisht shënojnë rritje: benzina për 3,874 për qind, dizeli për 5,606 për qind, vaji ekstra i lehtë për 5,714 për qind dhe mazuti për 6,383 për qind.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu