Shtrenjtohen derivatet e naftës, dizeli madje për tre denarë

Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar se sërish ka korrigjuar çmimet e derivateve të naftës, përcjell SHENJA.

Sipas njoftimit çmimet e benzinave do të rriten për 0.50 denarë për litër, ndërsa Dizeli do të shtrenjtohet për 3 denarë për litër.

Në përputhje me vendimin nga mesnata një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 67,50 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 69,50 denarë.

Një litër dizel do të shitet për 58, 00 denarë.

Çmimi i Vajit të Lehtë për amvisëri shtrenjtohet për 13.5 denarë. Tani një litër do të kushtojë 58,00 denarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu