Shtyhet fillimi i vitit shkollor në Kosovë

Fillimi i vitit shkollor 2016/17 është shtyrë për dy ditë pune nga data 1 shtator (e enjte) deri më datë 5 shtator (e hënë), njofton Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Sipas njoftimit dërguar për media arsyeja e shtyrjes është se ende nuk është bërë sigurimi në tërsi i teksteve shkollore dhe materialeve të tjera.
“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), është në fazën e fundit të realizimit të procedurave ligjore për blerjen dhe sigurimin e teksteve shkollore dhe materialeve tjera mësimore, mirëpo për shkaqe të pamjaftueshmërisë së buxhetit për blerjen e tyre, derisa së fundi është gjetur zgjidhje me Ministrinë e Financave, në bazë të legjislacionit në fuqi, nuk ka mundur të fillojë procedurat e blerjes dhe sigurimit të tyre”, thuhet në njoftim.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), siguron komunitetin shkollor se po punohet intensivisht për finalizimin sa më të shpejtë të këtij procesi, dhe se në javën e parë të fillimit të procesit edukativo-arsimor do të pajisen të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta me tekste shkollore dhe materiale tjera mësimore.

Përndryshe, në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale për Arsim, janë koordinuar të gjitha aktivitetet për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), falënderon për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin të gjitha Drejtoritë Komunale për Arsim, personelin arsimor, nxënësit, prindërit dhe komunitetin shkollor” përfundon kumtesa për media.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu