Shtypet nga ekskavatori derisa kalonte rrugën në vija të bardha, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes – kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës (VIDEO)

Një grua është duke luftuar për jetë, pasi u godit nga ekskavatori i cili po lëvizte me shpejtësi të madhe në kthesë.

27-vjeçarja është shtypur nga mjeti gjigant rreth orës 1 të mëngjesit të 4 tetorit, derisa po kalonte rrugën në vija të bardha në një udhëkryq, ndërsa shoferi ekskavatorit është larguar nga vendi sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur gruaja goditet nga ekskavatori i cili u fut në kthesë me shpejtësi të madhe.

Në një moment ajo përfundon nën rrotat e mëdha dhe më pas shihet duke qëndruar pa ndjenja e shtrirë në rrugë.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Bowen Hills të Brisbanes, kurse gruaja e pafat është ka pësuar lëndime të rënda në kokë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu