Shuhet Murat Hoffman, kush ishte ish-zëdhënësi i NATO-s që kaloi në Islam

Ka ndërruar jetë një ndër personalitet më të famshme perëndimore të konvertuar në Islam – Murad Wilfried Hofmann, një diplomat i shquar gjerman, cili mbajti gjithashtu dhe postin e zëdhënësit të NATO-s në vitet ’80.

Dr. Hofmann, i cili u konvertua në Islam në 1980, lindi në një familje katolike më 6 korrik 1931 në Aschaffenburg, Gjermani, ku kaloi fëmijërinë e tij. Edukimi i tij në universitet filloi me studimet e tij në Union College në New York në 1950. Ai vijoi studimet në Universitetin e Mynihut, duke përfunduar doktoraturën në drejtësinënë 1957. Më pas, përfundoi studimet e tij pas-universitare në drejtësinë amerikane me një diplomë master në Harward në 1960. Nga viti 1961 deri në 1994 ai shërbeu nën Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane dhe ishte specialist i mbrojtjes bërthamore. Ai shërbeu si Drejtor i Informacionit të NATO-s në Bruksel nga 1983 deri në 1987. Ka qenë gjithashtu ambasador i Gjermanisë në dy raste, në Algjeri nga 1987 deri në 1990 dhe në Marok nga 1990 deri në 1994.

Rruga e Hoffmanit në Islam

Ishin disa përvoja të tij individuale që e çuan të pranojë Islamin. E para nga këto përvoja ishte kur u dërgua në Algjeri në vitin 1961 si atashe i ambasadës gjermane në këtë vend, ku u gjend në një luftë të përgjakshme midis forcave okupuese franceze dhe Frontit Kombëtar Algjerian, i cili asokohe po luftonte për pavarësinë e Algjerisë. “Unë dëshmova durimin dhe forcën e popullit algjerian përballë vuajtjeve të tmerrshme, unë dëshmova disiplinën e tyre të fortë gjatë Ramazanit, bindjen e tyre për fitore dhe krenarinë e tyre″, do shprehej ai.

Kjo e bëri që të kërkonte rrënjët e gjithë kësaj, duke marrë e lexuar Kuranin. “Unë kurrë nuk pushova së lexuari pas kësaj, deri më sot,” shton Hofmann. Arti islam ishte një eksperiencë tjetër për Dr. Hoffmann gjatë rrugës për në Islam. Që nga rinia e tij ai ishte një i apasionuar pas artit, e sidomos baletit. E gjithë kjo u hodh në hije kur ai ndeshi artin islam që ndikoi drejtpërdrejt tek ai.

Ndërsa nga pikëpamja teologjike, Hofmman u përball me vështirësinë për të pranuar që njerëzimi ishte skllavëruar nga “mëkati origjinal” dhe se Zoti duhej të lindte djalin e tij, ta mundonte atë dhe ta linte të kryqëzohej dhe vritej në kryq për të shpëtuar krijesat. “Unë fillova të kuptoj se sa tronditëse, e papranueshme dhe blasfemuese ishte kjo për Zoti”, do shprehej ai.

Vargu që mbizotëroi

Ai u kthye në pyetjet themelore në lidhje me ekzistencën e Zotit. Ai e gjeti përgjigjen në përvojën e tretë vendimtare kur hasi në vargun kuranor: “Askush nuk do ta bartë barrën e mëkatit të dikujt tjetër…”, e së këndejmi u bë një musliman plotësisht i emancipuar, siç do thoshte, që “i përket një feje pa asnjë mistere”.

Më pas, jetë e tij ishte një përkushtim ndaj Islamit dhe muslimanëve, duke shkruar shumë libra me standart të lartë intelektual, të cilat i shkonin përshtat formimit të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu