Shuhet në moshën 99-vjeçare krijuesi i “Tom & Jerry”, Borëbardhës dhe Bugs Bunny-t

Ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare, krijuesi i “Tom&Jerry” e Borëbardhës, filmat vizatimorë aq të dëshiruar për çdo brez. Animatori Bob Givens, i cili dizenjoi disa nga personazhet vizatimorë më të dashur për njerëzit, është shuar në moshën 99-vjeçare.

Ka qënë vajza e të ndjerit, Marian Givens, e cila ka deklaruar se i ati ndërroi jetë në 14 dhjetor, në Burbank të Kalifornisë, por lajmi u bë i ditur sot.

Bob Givens filloi të punonte në studiot e Walt Disney-t sapo mbaroi gjimnazin, në vitin 1937. Gjatë kohës së tij në Disney, Givens ndihmoi në krijimin e personazheve të njohur si Borëbardha, Braccio di Ferro, Tom & Jerry, Bucks Bunny, etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu