Shumë pak kërkesa për paga të subvencionuara nga sektorët më të prekur

Më pak kërkesa për shfrytëzimin e masës qeveritare për paga të subvencionuara minimale kanë arritur nga sektorët më të prekur. Gjithsej 23.861 kompani kanë kërkuar ndihmë shtetërore për paga, prej të cilave 4800 aplikime nga sektori i hotelierisë, turizmit dhe transportit. Sipas Drejtorisë së të Ardhurave Publike, interesi i ulët mund të nënkuptoj diçka tjetër.

Supozoj që një pjesë e tyre i kanë shfrytëzuar edhe kreditë e bankës zhvillimore dhe një pjesë mund të aplikojnë muajin e ardhshëm, këto janë masa për ruajtjen e vendeve të punës dhe për të mirën e kompanisë vullnetarisht çdo kompani mund të aplikojë për cilëndo masë – tha Sanja Llukarevska- drejtore e DAP.

Nga masa “Skano dhe dhuro”, shteti për luftën kundër Covid 19 ka grumbulluar rreth 155 mijë euro. Gjithsej 8700 shfrytëzues kanë thënë se duan ta dhurojnë kthimin e TVSH-së. 35 mijë të tjerë kanë vendosur t’i mbajnë fondet nga faturat e skanuara. Ka të tillë që gabimisht kanë zgjedhur opsionin dhuro ndërsa në DAP kanë ardhur posta elektronike me kërkesë që paratë t’u lëshohen nëpër fatura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu