Si do ta rrëzoni Edi Ramën? Berisha: E di populli

Në një komunikim me gazetarët, kreu i PD Sali Berisha, është pyetur nga të pranishmit se si do ta rrëzojë Edi Ramën, pasi me protesta opozita nuk ka arritur asgjë në gjithë këto vite.

Berisha tha se mënyra se si do të rrëzohet Edi Rama është në dorë të qytetarëve.

Sipas tij opozita do të thërresë qytetarët në protestë, më pas do të jetë protesta ajo që do të udhëheqë.

“Populli ka shumë mënyrë, cilën do zgjedhë populli është e drejta e tij. Në protestë ti e thërret por protesta të udhëheq, do të ndjekim protestën”, u shpreh Berisha. /Abcnews.al/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu