Si e përjetuan ndryshimin e orës? Qytetarët: Na çoroditën, leku i ri, ora e re, të ndërrojmë dhe gratë (VIDEO)

Këtë të dielë ndryshoi ora, duke u zhvendosur akrepat 60 minuta mbrapa. Në këtë mënyrë qytetarët kanë mundësi të flenë një orë më shumë.

Por ndryshimi i orës shpeshherë sjell dhe shqetësime tek qytetarët të cilët mundohen t’iu përshtaten ritmit të ri.

Report Tv mori mendimin e disa prej qytetarëve të Tiranës për këtë cështje, ku pjesa më e madhe u shprehën se nuk e kanë ndier ndryshimin e orës, por do të ishte më mirë që të mos ndryshohej më në vitet e ardhshme.

“Në fakt unë u zgjova vonë dhe mendoj se ishte ora 9, kur shikojë që ishte ora 8 që kishte ndryshuar ora u ndjeva e lumtur, sepse ishte mirë e përjetova mirë. Nuk është problem fare edhe po ndryshoi edhe po nuk ndryshoi për mua.

Teknologjia e re që ndryshon vetë ora automatikisht ne telefon kështu që thjesht mami më tha që orët mekanike qe kemi në shtëpi nuk ndryshonin, edhe i ndryshuam vet. Unë nuk e di fare që ka ndryshuar ora.

Njëlloj si e dije si jo, domethënë ora tek ne nuk përbën ndonjë problem të madhe ndryshon apo jo.

E përjetuam mirë por ndryshimi i kohës na ndryshon dhe ne. Pa gjumë fare jemi. Më e mira është që të mos ndryshojë të rrijë ashtu sikur është. Ky ndryshimi i orarit të prish pak regjimin në sensin duhet të mësohesh pastaj me orën e re, vetëm kaq.

As nuk më ka ra mendja fare. Të rrijë ashtu sic është se na çoroditën, parja e re, ora e re, ndërro këtë ndërro atë, mbetëm vetëm duke ndërruar ne, të ndërrojmë dhe gratë. Shumë mirë por ne pleqve na u shtua orari i gjumit më shumë, që ne nuk kemi gjumë.

Klima më e mirë për ne është ky orar që është vënë tani dhe mirë është që të mos ndryshohet po të jetë kështu”-u shprehën qytetarët. Komisioni Europian ka planifikuar të heq dorë nga ndryshimi i orës, dhe do jenë vendet anëtare që do të vendosin nëse do të mbajnë orën ligjore apo atë diellore. Ndryshimi i orës në Europë filloi në vitin 1974, pas krizës së parë të naftës, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Video:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu