Si e shohin Zvicrën të rinjtë atje

Portali zviceran, swissinfo.ch ka nisur një hulumtim, me të cilin dëshironte të dinte se çka dëshiron dhe çka pret një brez i ri prej vendit ku jetojnë, duke përdorur kështu mjetet digjitale, përcjell albinfo.ch.

Për të rinjtë e sotëm 18-24 vjeç, çështjet mjedisore dhe ndryshimet klimatike po e shkatërrojnë vendin.
Në Zvicrën gjermanofolëse, 70% e të rinjve mendojnë se gjenerata e tyre duhet sa më shumë të marrë pjesë në protesta që kërkojnë ndryshimin e politikës për klimën, përcjell albinfo.ch.

Në Zvicër, ndër gjërat që gjenerata e reja e cilësojnë si të rëndësishme janë mundësitë e reja digjitale dhe teknologjike, të cilat i konsiderojnë “in” – ose nuk mund ta shmangin përdorimin e tyre çdo ditë. E ato janë shërbime të tilla, si WhatsApp, YouTube, E-mail, Instagram dhe platformat streaming si Spotify ose Netflix.

Me internetin erdhi liria për të folur më shumë për dallimet në kulturën, seksualitetin, marrëdhëniet dhe gjininë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu