Si është gjendja e kryeministrit britanik pasi kaloi natën nën kujdes intensiv

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson pasi kaloi natën në kujdesin intensiv duke u trajtuar për koronavirus është “në gjendje të mirë”, janë shprehur zyrtarët britanik.

Johnson, 55 vjeç, ishte në gjendje të qëndrueshme gjatë natës, ai ka marrë oksigjen dhe nuk është vendosur në ventilator, shtoi një zëdhënës.

Buckingham Palace tha që Mbretëresha i kishte dërguar një mesazh familjes së Johnson dhe partneres së tij, Carrie Symonds, duke o i uruar Kryeministrit shërim të plotë dhe të shpejtë.

Johnson u shtrua në Spitalin St Thomas ‘në Londrën qendrore me “simptoma të vazhdueshme” të Covid-19 të dielën dhe u transferua në kujdes intensiv të hënën në orën 19:00 pasi simptomat e tij u përkeqësuan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu