Si grabiteshin makinat luksoze në Gjermani dhe dërgoheshin në Shqipëri, zbulohet rrjeti?

Prokuroria dhe policia e shtetit kanë arritur të zbërthejnë skemën për trafikimin e 7 mjeteve luksoze të cilët u sekuestruan gjatë operacionit Luxury.

Burimet bëjnë të ditur se automjetet që kapin vlera të lartë në treg merreshin me qera nga shtetas maqedonas si dhe kosovar nga agjencitë në vende të ndryshme të bashkimit evropian dhe kryesisht nga shtetin Gjerman e më pas i fusnin në Shqipëri nga dy pika kufitare ajo e qafë morinës dhe e Qafe Thanës, përcjell Ora News.

Për të shmangur gjurmimin para se te futeshin në territorin shqiptar i çaktivizonin GPS dhe i deklaronin të vjedhura. Proceduara për shitjen e tyre vijonte duke ndërruar numrin e shasisë.

Në pranga ka përfunduar K. Begaj i moshës 52 vjeç i cili nga gjykata e Tiranës është lënë në masën e detyrim paraqitje.

Të proceduar nga policia janë edhe 3 persona të tjera të cilët rezultojë te jene blerësit.

Sipas policisë këto persona janë proceduar me arsyen se ishin ne dijeni që makina ka probleme dhe ndërhyje në paketat elektronike dhe në numrin e shasisë.

Operacioni vazhdon e sipas burimeve kjo skemë rezulton se përdoret prej 5 vitesh dhe në Shqipëri dyshohet të jenë futur mbi 200 mjete luksoze./Ora News


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu