Si kurrë më parë, princi saudit bën deklaratën e papritur për Izraelin

Muhamed bin Salman është cilësuar për momentin lideri më reformator në Lindjen e Mesme duke ndërhyrë fuqishëm në shoqërinë e Arabisë Sauditë, ndërsa vendimet e tij po ndikojnë edhe rajonin.

Ai është princi i kurorës dhe pritet që të bëhet mbreti i Arabisë Saudite pasi babai të dorëzojë fronin.

Pasi lejoi kalimin mbi qiellin arab e avionëve indianë që udhëtojnë për në Izrael, ai ka bërë sëfundmi një tjetër deklaratë të fortë, ndryshe nga liderët e tjerë të rajonit duke theksuar se Izraeli ka të drejtën që të ekzistojë si shtet, shkruan Albeu.com.

“Unë besoj se çdo kush, në çdo vend, gëzon të drejtën për të jetuar në paqe. Unë besoj se Palestinezët dhe Izraelitet kanë të drejtën për të pasur tokën e tyre” deklaroi princi Saudit. Gjatë intervistës, Princi Mohammed shënjestroi liderin suprem të Iranit Ali Khamenei. “Ai beson se zotëron botën. Ai është Hitleri i lindjes së mesme. Në vitin 1920 dhe 1930, askush nuk e shikonte Hitlerin si një rrezik, përveç disa njerëzve, deri në momentin kur ndodhi”., – tha ai për revistën “The Atlantic”.

Në këtë mënyrë, Arabia Saudite futet në rrugën e pranimit të shtetit të Izraelit, gjë e cila as që mund të mendohej deri më tani.

Ndërkohë Muhamed bin Salman apo M.B.S siç e thërrasin tani në perëndim ka lëshuar një mori akuzash ndaj Iranit.

“Presidenti Obama besonte se nëse do i jepte Iranit mundësinë për tu hapur ndaj botës, ky vend do të ndryshonte. Por me një regjim të bazuar në këtë ideologji, asgjë nuk mund të ndryshojë. 60 përqind e ekonomisë së Iranit kontrollohet nga Garda Revolucionare dhe përfitimet ekonomike të marrëveshjes bërthamore me Iranin në fakt nuk shkojnë te popullata iraniane. Irani ka përfituar 150 miliard dollarë që nënshkrimit të marrëveshjes, por asnjë cent nuk ka shkuar për ndërtim banesash, për parqe apo autostrada”.,- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu