Ligji për flamujt që sic njihej për pjesëtarët e nacionaliteteve më 8 korrik të 1997 kishte hyrë në fuqi pa dekretin e presidentit të asaj kohe, Kiro Gligorov dhe se në këtë rast kryeparlamentari i asaj kohe, Tito Petkovski kishte firmosur ligjin duke e vënë në fuqi, informon INA. Ky rast konsiderohet si precedent i rrallë ku atëherë përmes shkeljes së Kushtetutës u realizua plani për të goditur dhe shtypur Gostivarin, ku pati viktima, të plagosur dhe të arrestuar mes tyre edhe kryetari i komunës së asaj kohe, Rufi Osmani.
Ja dëshmia e plotë e analistit Qenan Aliu për INA: Në vitin 1997 Tito Petkovski atëherë kryetar i Kuvendit të RM, sipas kordinimit që kishin planifikuar, vendosi precedentin që DEKRETIN për shpalljen e ligjit ta nënshkruaj edhe PËR kryetarin e shtetit atëherë (Kiro Gligorov). Fjala është për DEKRETIN nr.08-2308/1 të dt. 08-korrik-1997 ,,Gazeta zyrtare e RM-së nr.32/1997,, ) i cili kishte të bënte për shpalljen e –Ligjit për përdorimin e flamujve përmes së cilave pjestarët e nacionaliteteve në RM e shfaqin identitetin e vetë dhe veçoritë nacionale. Të mos harojmë ky dekret është firmosur pes minuta në 24:oo ora të dt.08.korrik-1997 ndërsa herët në mëngjes ishte e botuar – Gazeta zyrtare – për të realizuar krimin shtetërorë që u shkaktua në datën e 09-korrikut në GOSTIVAR.
Pra ,atë natë kryetari i shtetit ,,sipas planit,, ishte në udhëtim zyrtarë jashta shtetit dhe kryetari i kuvendit në dekret si arsye potencon paragrafin (3) të nenin 82 të kushtetutës kur kryetari i shtetit qenka i penguar për ta zbatuar detyrën. Megjithate, së bashku me ligjin në fjalë edhe ky DEKRET pas iniciativave në Gjykatën kushtetuese kundër këtij ligji (ndër ta edhe Vmro-Dpmne) u ANULUAN nga Gjykata kushtetuese me vendim nr.141/97 dhe nr.146/97 si antikushtetuese.
Sipas precedentëve me të cilat disa ekspert maqedonas e arsyetojnë vendimin e presidentit për mosnënshkrimin e Dekretit tani për shpalljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Ja ky është një precedent për të cilën këta ekspert maqedonas do të duhet ta arsyetojnë një veprim eventual të kryetarit të kuvendit Talat Xhaferi. Shtrohet pyetja PSE ATA HESHTIN PËR KËTË PRECEDENT TË ZBATUAR. Për dallim nga atëherë që me këtë precedent u vranë dhe u rahën brutalisht shqiptarët në Gostivarë, tani fjala është për një rast ku presidenti i vendit refuzon të zbatojë detyrimin eksplicit kushtetues.
Ligji në këtë fazë në asnjë mënyrë nuk mund të kthejë prapa, sistemi duhet të funksionojë, ligji duhet të shpallet, e pastaj është çështje tjetër se si do të vlerësojë Gjykata kushtetuese, edhe pse mund të prejudikohet një epilog, sepse gjërat janë komplikuar jamë shum i bindur se komplikimi është bërë me një SINKRONIZIM të protagonistëve.
Ja ky është një moment se Maqedonia ka nevojë për një kushtetutë të re, në të kundërtën, nëse nuk sanksionohet presidenti shkelës i kushtetutës, atëherë secili president do të mundet të keqpërdorë veton absolute (të pa qenë ) dhe të drejtat e shqiptarëve të mbeten të ngulfatura në veton e xhepit të tij !










