Si macja me miun, zbulohet loja e rrezikshme mes nëndetëses ruse dhe asaj britanike

Mediat britanike kanë zbuluar një detaj interesant nga sulmi i dyt ditëve më parë ndaj regjimit të Asad.

Mësohet se ditë më parë, kur nëndetësja bërthamore britanike “Astute Class” iu afrua ujërave siriane, ajo është ndjekur nga një nëndetëse ruse “Kilo Class”, dy anijë të specializuara për shkatërrim nëndetësesh dhe një avion, shkruan Albeu.com.

Ndjekja sipas mediave britanike ka ndodhur për më shumë se 24 orë ku nëndëtësja e NATO-s kërkonte t’i shmangëj kundërshtarëve rusë.

Ky ishte shkaku sipas britanikëve që ajo nuk qëlloi asnjë raketë kundër regjimit të Asad duke u fshehur në ujërat e Mesdheut. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu