Si ndikoi në Shqipëri ngjarja që tronditi botën (VIDEO)

Për herë të parë në 11 shtator të 2001, siguria e popullit amerikan u vu në rrezik me sulmin e kullave binjake, në New York.

Në atë kohë, profesori Paskal Milo kishte lënë detyrën si ministër i jashtëm dhe sapo ishte emëruar ministër i Integrimit.

“Kujtoj fare mirë telefonatën me ambasadorin e SHBA atëherë…. Dhe masat qe u morën”, shprehet Paskal Milo.

Por historia mund të përsëritet. Nëse nuk tregohet vigjilencë dhe 11 shtatori nuk kujtohet çdo ditë nga të gjitha shtetet. Pasi lufta kundër terrorizmit nuk I takon vetëm Amerikës, por që prej 2001 është kthyer në nivel global”.

Kjo datë është ruajtur edhe në memorien e shqiptarëve. Si një ngjarje e trishtë po aq dhe e frikshme, ku ndryshoi historia botërore.

Ajo ditë ka lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë. Kuvendi ishte mbledhur më 11 shtator të vitit 2001 për të votëbesuar qeverinë e re të Ilir Metës por votimi është shtyrë.

Në rrugë qytetarët e Tiranës dolën duke ndezur qirinj për 3 mijë viktimat e sulmit terrorist në shtetet e bashkuara. Ndërsa qeveria e Metës është votëbesuar me 16 shtator.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu