Si ndodhi që Shkupi të jetë në Shqipëri? Përgjigjet Vatikani

Pas reagimit të Ambasadës së Maqedonisë në Vatikan për informacionin për vendlindjen e Nënës Terezë, që në broshurën e përgatitur nga Autoritetet e Vatikanit për kanonizimin e saj shkruante se “ka lindur në Shkup, Shqipëri”, Sekretariati shtetëror i Vatikanit dje shprehu ndjesë dhe jep sqarim si është shkaktuar gabimi.
“Sekretariati shtetëror e përshëndet Ambasadën e Republikës së Maqedonisë dhe do të dëshirojë që të japë sqarim në lidhje me biografinë në gjuhën angleze të Nënë Terezës në broshurën liturgjike për meshën me rastin e kanonizimit të mbajtur më 4 shtator të vitit 2016.

Për shkak të gabimit në përkthimin e tekstit origjinal në gjuhën italiane, vendi i lindjes është shënuar gabimisht në Shqipëri. Në teskt është dashur të qëndrojë “Tereza nga Kalkuta” (Gonxhe Agnes Bojaxhiu) e lindur në Shkup, më 29 gusht të vitit 1910, si fëmija i pestë dhe i fundit nga prindërit shqiptarë Kolë dhe Drane Bojaxhiu”, thuhet në shkrimin deri te Ambasada e Maqedonisë në Vatikan.

Duke shprehur keqardhje të sinqertë për këtë lëshim, shtohet në të, Sekretariati shtetëror sërish i thekson raportet shumë të mira mes Republikës së Maqedonisë dhe Selisë së Shenjtë dhe shpreh respekt të lartë ndaj Ambasadës së Republikës së Maqedonisë.

Ambasada e Maqedonisë në Vatikan dje kumtoi se menjëherë ka reaguar pas informacionit të pasaktë për vendlindjen e Nënë Terezës.

Gabimi ka qenë vetëm në versionin anglisht të broshurës.

nena-tereze-e-lindur-ne-shkup-shqiperi-1473058042-1399739_1473161727-5213026


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu