Si në Epokën e Akullnajave! ‘Çmendet’ moti, dëborë dhe acari ‘pushtojnë’ Evropën dhe SHBA

Dëbora, erërat e forta, shiu dhe ciklonet kanë përfshirë Ballkanin, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Duket sikur është rikthyer epoka e Akullnajave. Moti arktik po mbulon gjithë Evropën Kontinentale. Gjermania po ngrin me temperatura ditore deri në -10 gradë, si këtë të hënë.

Cikloni “Befana” që shkaktoi trazira në Itali po zhvendoset rejt detit Adriatik dhe më pas do të prekë edhe Ballkanin. Bora ka bllokuar qarkullimin edhe në Kroaci.

Në Britaninë e madhe problematikat shkaktohen nga përmbytjet pas reshjeve të shiut, ndërsa Spanja ndodhet në gatishmëri të plotë deri në 11 janar për shkak të stuhisë Dana që pritet të godasë vendin.

Gati 70 milionë njerëz në të gjithë Bregun e Gjirit dhe në juglindje të SHBA janë në rrezik nga moti i keq, duke përfshirë tornadot, erën e dëmshme, shiun dhe dëborën.

Kjo situatë është parashikuar të zgjasë deri në mesjavë. Maine u zgjua kështu. Të njejtat pamje vijnë nga Ohio. Whorchester, Massachusetts ofron të njëjtën panoramë. Trashësia e saj ka arritur afro gjysëm metri.

Rrezik të shtuar të nivelit 3 nga 5 ka gjithashtu për qytete si Neë Orleans, Luiziana, Gulfport, Mississippi dhe Mobile, Alabama.

Paralajmërimet për stuhi janë ngritur tashmë edhe në Kolorado dhe Neë Mexico që gjatë mëngjesit të së dielës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu